Home / Aktualitet / E hoqi Rama pas përplasjes për Kosovën? Nxjerr kokën Ditmir Bushati

E hoqi Rama pas përplasjes për Kosovën? Nxjerr kokën Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka publikuar në rrjetet sociale foton e postuar më herët nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

Bushati shkruan krah fotos se për sa kohë hapësira mediatike në Shqipëri strehon zëdhënësit që demostronin me mburrje risitë e copëtimit të Kosovës, duke iu referuar por pa përmendur emra analistit Baton Haxhiu, Vuçiç mund të bëjë provokime të tilla.

Postimi i plotë i Bushatit:

Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!

Kujtojmë se Ditmir Bushati u largua nga posti i ministrit të jashtëm pikërisht pas përplasjeve që kishte me kryeministrin Edi Rama sa i takon tezës për ndryshimin e kufijve të Kosovës, e cila mbështetej kryesisht nga treshja Rama-Thaçi-Vuçiç.

Edhe pse nuk ka asnjë pranim publik nga ana e protagonistëve, ky postim i sotëm i Bushatit, i cili gjendet edhe jashtë PS-së pas përplasjeve me Ramën i konfirmon të gjitha.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 2 =