Home / Aktualitet / E FUNDIT/Ulet numri i të infektuarve por shënohen 2 viktima nga koronavirusi

E FUNDIT/Ulet numri i të infektuarve por shënohen 2 viktima nga koronavirusi

Konfirmohen 45 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit, 21 prej të cilave vetëm në Tiranë.

Ndërkohë fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe dy pacientë nga Shkodra dhe Tirana.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Një ditë më parë u shënuan 69 të infektuar me Covid.

M.C

Check Also

Aksident tragjik/Përplasen 2 motorrët, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin. Burime bëjnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 18 =