Home / Uncategorized / E fundit/Përkeqësohet bilanci në Shkodër, zbulohen edhe 2 raste të reja me koronavirus

E fundit/Përkeqësohet bilanci në Shkodër, zbulohen edhe 2 raste të reja me koronavirus

Dy persona të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në Shkodër. Ende nuk dihet mosha e të infektuarve, apo lagjia se ata ku banojnë, por mësohet se këta dy persona e çojnë në 33 në këtë qytet.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv, duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri, ndërkohë që dje vdiq një burrë 75-vjeçar. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 99, mes tyre edhe doktor “Luli”. Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë.

M.C

 

Check Also

Protesta për testin e Gjuhë-Letërsisë, Vrapi: “Asnjë nga pyetjet nuk është jashtë programit, nuk do të ketë rivlerësim”

Në një konferencë për mediat, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi foli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 14 =