Home / Aktualitet / E FUNDIT/ Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat anti COVID: Rikthehet karantina; merret vendimi për gjimnazistët

E FUNDIT/ Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat anti COVID: Rikthehet karantina; merret vendimi për gjimnazistët

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që Shqipëria të aplikojë përsëri karantinën e deytureshme, për të gjithë personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia, duke qenë se situata në këto vende është e rënduar, për shkak të Covid-19.

Gjithashtu, Komiteti ka marrë dhe një vendim të rëndësishëm për gjimnazistët. Ata tashmë mund të kthehen në klasa dhe të vijojnë mësimin fizik.

“- Duke filluar nga dita e nesërme të vendoset karantina për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia, deri më datë 3 maj.

– Nxënësit e gjimnazeve që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë mësim në klasa”, tha Rakacolli.

Shefja e ISHP Albana Fico, tha se “Ulja e numri të shtrimeve, shkon dhe në ulje të numrit të personave në gjendje të rëndë dhe atyre në terapi intensive.” Këtë e konfirmojë dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, i cili tha se numri i personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore ka rënë.

“Të gjithë treguesit kanë rënë. Thirrjet në fakt janë në 2000 nga 1700 që kanë qenë. Pytejet më shumta ishin për vaksinat, llojet e vaksinave. Përsa i përket vizitave, kanë qenë më pak se 300 në 24 orë”, tha Brataj, ndërsa bëri thirrje që të respektohen masat, pasi virusi po përhapet dhe në disa “zona të virgjëra”.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =