Ish-prokurorja Arta Marku dhe ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, janë kallëzuar penalisht.
Dy zyrtaret e larta janë kallëzuar penalisht nga i dënuari Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani për shpërdorim detyre.
“Ne, kallëzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tirane.
Me Urdherat respektive Nr. 253 dhe 255, date 28.07.2020, te Ministrit te Drejtesise, jemi vendosur ne regjimin e posacem te ushtrimit te te drejtave, ne burgun e sigurise se larte prane Institucionit te Ekzekutimit te Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tirane.
Urdhërat e Ministrit të Drejtësisë, janë ankimuar në Gjykatën e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshem dhe abuzive,” shkruhet në padi.