Home / Aktualitet / E FUNDIT/ Arrestohet një 27-vjeçare iraniane në Shqipëri, tentoi të mashtronte në Rinas

E FUNDIT/ Arrestohet një 27-vjeçare iraniane në Shqipëri, tentoi të mashtronte në Rinas

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçare iraniane që akuzohet se po qarkullonte me pasaportë të falsifikuar.

E reja doli se ishte nga Irani, por u shtir se ishte nga Norvegjia.

Zyrtarisht u njoftua se shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe.

Prangosja ndodhi pasi në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze.

Nga kontrolli i është gjendur edhe një kartë identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Njoftimi i Policisë:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga një 27-vjeçare iraniane që qarkullonte me pasaportë të falsifikuar. Porcedohet penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi. Sekuestrohen 30000 paund.

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =