Home / Bota / E frikshme/ Sfida në TikTok i merr jetën 15-vjeçares

E frikshme/ Sfida në TikTok i merr jetën 15-vjeçares

Një vajzë 15-vjeçare nga Oklahoma City vdiq javën e kaluar nga mbidoza e Benadryl-it, pasi ajo mori pjesë në një sfidë në TikTok, të njohur si ‘Sfida Benadryl

Kjo është një lojë e re në të cilën adoleshentët në aplikacionin ‘TikTok’ inkurajohen të marrin sa më shumë ilaçe alergjie, në mënyrë që të kalojnë në gjendje të pavetëdijshme. Sipas mediave britanike, gjendja e tyre arrin deri sa përballen me halucinacione.
Benadryl-i është medikament, i cili përdoret si anti-histaminë për trajtimin e reaksioneve alergjike. Viktima e qytetit të Oklahoma, identiteti i së cilës nuk është bërë e ditur, u përshkrua si një adoleshente e lumtur dhe se nuk kishte bërë më herët ndonjë eksperiment me ilaçe. Megjithatë mbidoza i shkaktoi sulm në zemër.
Nga ana tjetër, TikTok nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. TikTok është një aplikacion për shpërndarjen e videove në internet dhe zotërohet nga një kompani kineze.
Nga ana tjetër, TikTok nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. TikTok është një aplikacion për shpërndarjen e videove në internet dhe zotërohet nga një kompani kineze.

Check Also

Nga protesta tek takimi në Kryeministri, kreu i sindikatës së mjekëve zbulon se çfarë u arrit në takim me Manastirliun: Javën e ardhshme…

Javën që pritet do të ngrihet një grup pune, me përfaqësi nga Sindikata e mjekëve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + three =