TIRANË– Rudina Hajdari ka lënë të nënkuptohet se nuk është në dije se është ‘dëbuar’ nga Nisma Thurje. Vetëm pak orë pas deklaratës së Panio Sokos, i cili u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi, kështu që ka marrë fund, ka ardhur dhe reagimi i Hajdarit.
Por, kjo e fundit është shprehur se po krijon një lëvizje me emrin Nisma, pjesë të së cilës janë aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Deklaratën e Sokos, deputetja shton se nuk e ka ndjekur.
“Levizja e re qe po krijojme quhet Nisma dhe pjese e saj jane edhe aktiviste te Nismes Thurje por jo vetem. Jemi nje grupim i larmishem profesionistesh e qytetaret te cilet po kerkojme ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaraten e Panos, por nga komunikimet qe kam patur me drejtues te Thurjes, nuk di te kete terheqje nga projekti. Me vjen mire qe ajo qe po bejme ka kaq shume interes dhe ngjall kaq shume debat ne shoqeri. Ky eshte tregues se po lind dicka e shendetshme,”– u shpreh Hajdari.
Më herët, Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, në edicionin e lajmeve në EuroNeës, la të kuptohej që pas ngjarjeve të djeshme në parlament, nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten.
(f.m/dosja.al)