Home / Aktualitet / E çuditshme/ Gënjeu se ishte motra e Klodjan Rashës, por kush është e reja nga Saranda

E çuditshme/ Gënjeu se ishte motra e Klodjan Rashës, por kush është e reja nga Saranda

Një ngjarje e çuditshme ndodhi sot gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha një ditë më parë nga policia.

Bora Haruni nga fshati Shalës i Sarandës, u hoq si motra e viktimës, Klodjan Rasha duke thënë se ndiente dhimbje për këtë ngjarje. Por sapo ajo u prezantua në media si motra Klodjanit, familjarë të të ndjerit kanë kontaktuar redaksinë e Top Channel duke thënë se nuk e njohin vajzën në fjalë.

Por rezulton që viktima nuk ka motër, por vetëm dy vëllezër, më të mëdhenjë. Nuk dihet se pse ka ndodhur kjo gjë nga vajza në fjalë dhe pse ajo është hequr si motra e viktimës Klodjan Rasha. Dyshohet se e reja ka sëmundje të shëndetit mendor.

Për çfarë u vra? Për çfarë policia nuk qëlloi në ajër, por i qëlloi në kokë. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo më herët.

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =