Home / Bota / E akuzojnë për spiunazh, Rusia arreston zyrtarin e lartë francez

E akuzojnë për spiunazh, Rusia arreston zyrtarin e lartë francez

Rusia ka arrestuar një zyrtar të lartë të ushtrisë së Francës pasi akuzohet për spiunazh dhe rrezikon 15 vite burg në shpallet fajtor.

Florence Parly, ministrja franceze e Mbrojtjes tha sot se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të punojë sipas parimit të sekretit të hetimeve.
Detaje të tjera nuk u zbuluar për ngjarjen, por mediat franceze zbuluan se oficeri në fjalë ka origjinë ruse dhe flet rrjedhshëm rusisht. Burimet thonë se ai punonte në një bazë të NATO-s në Itali.

Ai ishte ndaluar teksa do të kthehej në Itali pas pushimeve në Francë, dhe se po mbahet në një burg në Paris.

Rrjeti Europe 1 tha se ushtaraku u padit pasi u dëshmua se bashkëpunonte me një agjent rus të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU.

Një zyrtar gjyqësor tha për mediat se oficeri u ndalua me akuza si “shkëmbim inteligjence me fuqi të huaja, në kundërshtim me interesat themelore të kombit”.

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + twenty =