Home / Kronike / Kronike / Dyshonte se ishte në lidhje me vajzën që dashuronte, i riu shqiptar masakron me thikë biznesmenin grek

Dyshonte se ishte në lidhje me vajzën që dashuronte, i riu shqiptar masakron me thikë biznesmenin grek

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri 32-vjeçar me probleme me mendore ka vrarë me thikë një biznesmen 35-vjeçar.
Mediat fqinje thonë se autori shkoi në dyqanin e biznesmenit, Spyros Karelis (personi në foto ) dhe e qëlloi atë me thikë, pasi mendonte se 35-vjeçari kishte lidhje me vajzën që ai dashuronte.

Ngjarja ka ndodhur të premten, por është bërë publike së fundmi në media. 32-vjeçari A.R., shkoi në dyqanin e biznesmenit në Nafpaktos dhe e sulmoi atë me thikë, në krahë, kokë dhe qafë. Pastaj u largua menjëherë, ndërkohë që biznesmeni u gjet i shtrirë nga një klient.

Ky i fundit telefonoi policinë dhe ambulancën autoritetet e transportuan menjëherë në spital, dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Nëna e të riut fatkeq është e shkatërruar. Djali i saj 35-vjeçar ishte i vetmi person që ajo kishte, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë në një aksident me makinë.

Sa i përket autorit të vrasjes, policia bëri të mundur arrestimin e tij nëpërmjet mediave sociale, pasi autori 32-vjeçar çdo ditë fyente dhe ofendonte biznesmenin. Po ashtu raportohet se vajza për të cilën, autori kreu vrasjen nuk kishte asnjë lidhje me personat.

32-vjeçari A.R., është arrestuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Policisë Nafpaktia dhe një çështje është ngritur kundër tij për vrasje pa dashje me qëllim dhe shkelje të ligjit për armët.

Check Also

Shkaktoi aksidentin me 3 viktima, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − nine =