Home / Kronike / Kronike / Dyshohet se… / Vdes ish anëtarja e Asamblesë së PDK-së në Kosovë

Dyshohet se… / Vdes ish anëtarja e Asamblesë së PDK-së në Kosovë

Sot në orët e para të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një shtetase në Gjilan e cila është ish asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rrugën ‘Raif Halimi’, në pjesën e pasme të njërës prej ndërtesave është parë trupi i pajetë i një gruaje i cili më pas u identifikua nga familjarët. Hashani shtoi se dyshimet fillestare janë se Nuhiu ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Në vendngjarje ka mbërritur ndihma e parë por me pas u konstatua e vdekur nga mjeket si dhe prokurori i shtetit për ‘Krime të Rënda’, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen. Hashani pohoi se rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke u udhëhequr nga Policia e Kosovës.

Check Also

Ekzekutoi bashkëfshatarët pasi pinë gjithë natën bashkë / Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit të plagosur sot me snajper nga RENEA

Të tjera të dhëna kanë dalë në lidhje me plagosjen e një 52-vjeçari, i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + nine =