Home / Aktualitet / Dyshohet se tentoi të përdhunonte dhe dogji për vdekje të miturën 12-vjeçare/ Shqiptari del para gjyqit

Dyshohet se tentoi të përdhunonte dhe dogji për vdekje të miturën 12-vjeçare/ Shqiptari del para gjyqit

Një ngjarje e rëndë ndodhur 10 vite më parë është rikthyer në vëmendjen e autoriteteve greke pas arrestimit të një 59-vjeçari shqiptar vitin e kaluar. Bëhet fjalë për tentativën e përdhunimit dhe më pas vrasjen e një vajze shqiptare, asokohe 12 vjeçare.

Arrestimi i 59-vjeçarit, Adrian Zeko ka zgjuar ankthin tek familja e viktimës, Zeneida Selimai. Raportohet se Zeko jetonte në apartamentin ngjitur me familjen tjetër shqiptare dhe menjëherë pas vdekjes së të miturës u zhduk pa lënë gjurmë. Por pas arrestimit dhe publikimit të të dhënave të tij nga policia greke, prindërit vendosën të fillonin procedurat për rihapjen e dosjes së vrasjes së vajzës së tyre.

Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 12 vjeçarja, pasi policia ka vërtetuar se ishte ai që e pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës. Kriminologia, Gianna Panagopoulou tha se familja e 12-vjeçares ka bërë një luftë të madhe për të zbardhur vrasjen e vajzës së tyre.

“Ne po luftojmë fort për të sjellë prova para drejtësisë për të hedhur dritë në çështjen e vajzës së re të Zeneida. Ne po e marrim të arrestuarin në pyetje. E mbështesim akuzën e vrasjes me dashje në një gjendje të qetë mendore”, u shpreh ajo.

Më 23 shtator 2011, 12-vjeçarja Zeneida Selimai mbeti vetëm në shtëpi. Autori i krimit dyshohet se u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte të miturën. Por 12-vjeçarja arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë dhe të kërkuar ndihmë. Në këtë moment autori e leu me naftë dhe i vuri flakën. Si pasojë e flakëve e mitura pësoi djegie të shkallës së rëndë që i morën edhe jetën.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 5 =