Home / Aktualitet / Dyfishohet ndihma ekonomike për 63 mijë familje në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë

Dyfishohet ndihma ekonomike për 63 mijë familje në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë

Ka hyrë në fuqi ligji për dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Pandemia ka prekur më së shumti familjet të cilat nuk kanë një burim të sigurt të ardhurash dhe marrin asistencë mujore nga shteti.

Kjo kategori qytetarësh ka marrë gjatë pandemisë një shumë më të lartë se ajo e zakonshmja nga ndihma ekonomike dhe në një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave është propozuar që edhe për 6 muaj të tjerë këto familje të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike.

Ky ligj është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë është në fuqi. Vendimi sqaron se, nga ky bonus pritet të përfitojnë më shumë se 63 mijë familje në nevojë. Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike, sepse pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishuan për 3 muajt e periudhës të karantinës. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave, në paketën financiare 1 në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe masa 3 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Në total fondi i shpërndarë ishte në vlerën e 754,2 milionë lekëve. Ndërsa, nga dyfishimi i pagesës të papunësisë 3 këste u përfituan nga 3,100 qytetarë. Fondi i shpërndarë në ndihmë të tyre ishte 168 l lekë.

Kategoritë që përfitojnë

Në këtë vendim janë përcaktuar kategoritë që do përfitojnë dyfishim të ndihmës ekonomike për gjashtë muaj. Konkretisht, bëhet me dije se, do të përfitojnë familjet që marrin ndihmë ekonomike, familjet pa të ardhura që kanë më shumë se dy fëmijë të lindur në kohë të njëjte, fëmijët me status jetimi, gra apo fëmijë që janë viktimë e dhunë në familje dhe personat që kanë qenë pre e trafikimit. “Kategoritë përfituese të masës shtesë financiare për periudhën janar-qershor 2021 do të jenë: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; prindër me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; viktimat e trafikimit pas daljes institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen nga institucionet e përkujdesjes shoqërore”, theksohet në dokument.

Ndër të tjera sqarohet se, masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes dhe shkon deri 150% e masës të pensionit social të indeksuar. Ndërsa sqarojmë këtu se, masa e ndihmës ekonomike indeksohet nga Shërbimi Social Shtetëror sa herë indeksohet pensioni social. Sipas këtij vendimi, pjesa shtesë që do të përfitojnë kategoritë do të dorëzohet po në formën që ata marrin ndihmën e zakonshme dhe po në ato data. Vendimi sqaron se çdo familje do të përfitojë dhe paratë do t’u mbërrijnë menjëherë duke përfshirë edhe muajin janar, në bazë të listave të verifikuara nga njësitë vendore për familjet në nevojë.

Check Also

E rëndë në Tiranë, babai plagos me thikë djalin

Një sherr në familje ka ndodhur dje në Tiranë. Policia njofton se ka arrestuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =