Home / Aktualitet / Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ja sa raste te reja u shënuan

Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ja sa raste te reja u shënuan

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime, nga të vilat 108 kanë rezultuar pozitivë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 2 qytetarë; një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68-vjeçar nga Librazhdi.

Në 24 janë 88 të shëruar, ndërsa në dy spitalet Covid 18 pacientë janë në terapi intensive ndërsa 5 janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 88 të shëruar, 108 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Gentiana Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit  janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në  Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi,  me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)

Testime totale                         84722

Raste pozitive              13153

Raste të shëruara       7397

Raste Aktive                 5381

Humbje jete 375  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2658

Durrës         590

Shkodër      381

Elbasan       309

Lezhë          295

Fier             259

Korçë           246

Vlorë            204

Kukës             155

Berat            112

Dibër              96

Gjirokastër      76

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − twelve =