Home / Aktualitet / Durrës, miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

Durrës, miratohet lista me 660 familjet e prekura nga tërmeti që përfitojnë qiranë

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar listën me 660 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat përfitojnë subvencionim qiraje.

Në këtë mbledhje u votua në mënyrë unanime bonusi i qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësit, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti katastrofik. Ndërkohë, vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës.

Zëvendëskryetari i Bashkisë, Florian Tahiri, shpjegoi edhe rrugën që familjet e pastreha duhet të ndjekin për të përfituar këtë bonus.

Kjo është vetëm lista paraprake, pasi tërmeti i 26 nëntorit la pa strehë me mijëra familje në Bashkinë e Durrësit dhe jo vetëm. /lapsi.al/

Check Also

Injektoi ujë biologjik në vend të vaksinës, Rama i përgjigjet teorive konspirative

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës sotme, iu përgjigj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =