Home / Kryesore / Duncan Norman përfundon misionin diplomatik në Shqipëri

Duncan Norman përfundon misionin diplomatik në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin britanik, Duncan Norman në përfundim të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Përmes një postimi në FB, Meta shkruan se falenderoi ambasadorin Norman për angazhimin në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona. Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë”, shkruan Meta.

Check Also

Xhaferri: Porti i Durrësit si një lavatriçe për të larë paratë e pista të oligarkëve

Kreu i PD së Durrësit Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar në një konferencë për mediat, aferat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =