Home / Kryesore / Duke lakmuar veten, rrezikojmë të mbetemi vetëm

Duke lakmuar veten, rrezikojmë të mbetemi vetëm

Çapajev GjOKUTAJ-

( Nga cikli ‘Grunari i leximeve’ )

 

Mësuam të shkojmë në Hënë, por e kemi vështirë të trokasim në portën përballë, për të mirseardhur komshinjtë e rinj.
Lexoj rastësisht këtë thenie, që s’di pse e kam shenuar 4 muaj të shkuar, në anën e prapme të një fature kafeje, dhe vetiu më vjen në mend një hajk japonez, shkruar 5 shekuj më parë: ‘Vjeshtë e vonë./ Po fqinji vallë/si po kalon?’
Shekuj të ndryshëm, hall i njëjtë, mendoj. Dhe s’di të them: në kohën tonë të internetit, të lidhjeve dhe rrjetëzimeve pafund, njeriu ndihet më pak apo më shumë i vetmuar?
Si për të frenuar këto lloj meditimesh më vjen në mend se një historian anglez, Fay Bound Alberti, ka shkruar nje biografi të vetmisë dhe thotë se ky emocion është përjetuar ndryshe në kohë të ndryshme.
Besimtarët dhe sidomos ermitët e përjetonin si diçka të pëlqyeshme, madje afër ekstazës, se i vinte në marrëdhenie me të gjithfuqishmin. Edhe romantikët e vlerësonin si dëshmi e njeriut të veçantë, larg turmës e pranë shpirtit. Vetmia si vuajtje, shton historiani, është dukuri e kohëve moderne, kur njeriu nisi të drejtohej ethshem nga identiteti individual.
Janë për t’u vlerësuar lart të mirat që ka sjellur ky interes i shtuar për veten. Vetëm se do mbajtur vath në vesh që, duke lakmuar veten, rrezikojmë të mbetemi vetëm, dmth pa tjetrin, madje edhe pa veten🤡.

Check Also

Shifrat e fundit/ Ulet numri i rasteve te reja por shënohen më shumë viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =