Home / Kryesore / Duke kërkuar logjikën e qeverisë

Duke kërkuar logjikën e qeverisë

Nga Klodian TOMORRI

Ne kater muajt e pare te vitit, te ardhurat ne buxhetin e shtetit ishin 130 milione euro me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar. E gjithe renia e te ardhurave ka shkuar ne deficit, per shkak edhe te rritjes se shpenzimeve per mbrotjen sociale si pagat e luftes, bonusi dhe ndihma ekonomike.

Te gjitha keto ishin te pritshme e madje edhe optimale. Kjo pasi si renia e te ardhurave ashtu dhe rritja e shpenzimeve per mbrojtjen sociale u diktuan nga politika ne funksion te mbrotjes se shendetit publik.

Por pas kesaj fillon anormalja. Ne mes te gjithe kesaj situate, qeveria dhe bashkia fillimisht prishin teatrin. Me pas thone, qe teatrin do ta ndertojme po ashtu si ishte, por ne nje vend tjeter.

Supozojme se teatri idem qe do te ndertohet ne nje vend tjeter do te kushtoje 10 milione euro. Kjo shifer eshte e pambeshtetur ne asnje dokument apo preventiv, por thjesht sherben per efekt ilustrimi.

Ekonomikisht ndodhin keto efekte. Qytetaret paguajne 10 milione euro ose cilado qofte kostoja, per te patur nje teater ashtu sic e kishin para se ta shembte qeveria. Dmth hap nje grope, pastaj e mbush prape me dhe.

Irracionaliteti vazhdon me tej. Per token publike ku ishte teatri, qeveria do te vendose nje nga dy zgjidhjet e meposhteme.

1- E shet
2- Nderton nje veper tjeter publike.

Ne te dy rastet ka dem ekonomik. Ne rastin e pare, ate te shitjes, qytetaret zhvishen nga pronesia e nje aseti publik. Demi per qytetaret qendron ne faktin se edhe sikur toka ku ishte teatri te shitej me vlere tregu, perfitimi publik neto do te ishte shume me i vogel. Saktesisht cmim shitje- koston e teatrit te ri- koston e tokes ku do te ndertohet teatri i ri.

Ne rastin e dyte, ate te ndertimit te nje vepre tjeter publike ne token ku ishte teatri, demi do te ishte serish kostoja e teatrit te ri. Sepse ne vend qe te shpenzonte vetem per ndertimin e vepres publike, buxheti tani do te shpenzoje per vepren publike plus edhe per ndertimin e teatrit te ri, identik si ai qe u shemb.

Pra ne cdo skenar qytetaret dhe buxheti do te kene dem. Kjo eshte e sigurte. Nga ana tjeter ekziston nje risk shume i madh. Toka publike ku ishte teatri te tjetersohet nga privatet me nje cmim nen vleren e tregut. Sigurisht permes marifeteve qe ndodhin rendom, ne prokurimet apo ankandet publike.

Ne fund lind nje pyetje. Cila eshte logjika ekonomike e te gjithe kesaj dhe ke interes maksimizon qeveria?

Check Also

Pse nuk janë hapur plazhet? Klosi tregon arsyet: “Krijohen grumbullime qytetarësh, virusi nuk është larguar”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur për masat lehtësuese të qeverisë. Në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 1 =