Home / Aktualitet / Duke filluar nga ky muaj, rriten pensionet për të gjitha kategoritë

Duke filluar nga ky muaj, rriten pensionet për të gjitha kategoritë

Qeveria ka miratuar rritjen me 2.7% të të gjitha pensioneve në vend, duke përfshirë pensionin bazë, atë social, pensionin e pleqërisë dhe të gjithë pagesat që marrin personat me status të veçantë.

Indeksimi i pensioneve shton mesatarisht me 390 lekë në muaj pensionin minimal dhe me 780 lekë pensionin maksimal.

Vendimi hyn në fuqi duke nisur nga muaji prill, çka bën që mbi 680 mijë persona të përfitojnë rritje të pensionit të tyre për shumën që do të marrin në muajin maj.

Rritje do të përfitojnë edhe pensionet e invaliditetit, pensionet e naftëtarëve, minatorëve, ish-policëve, ushtarakëve dhe pensionet familjare.

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 9 =