Home / Aktualitet / “Duke edukuar Ritën”, një shfaqje që nuk duhet humbur sot nga publiku

“Duke edukuar Ritën”, një shfaqje që nuk duhet humbur sot nga publiku

Në ambientet e Teatrit Veror të Akademisë së Arteve do të shfaqet për publikun “Të edukosh Ritën”. Një shfaqej e shkruar nga Uilli Rasell, me regji të Kiço Londos dhe interpretimin e Laura Nezhës e Mehmet Xhelilit, është një komedi psikologjike që duke zbërthyer dy personazhet shpërfaq skutat tona më të errëta. “Ajo që po jetojmë të gjithë në këtë sistem është prishja e lidhjes, humbja e njëri-tjetrit. Lëshimi i dorës. Unë mendoj se struktura shoqërore e sociale në Shqipëri ka një goditje në kolonë. Kjo vepër rezonon shumë mirë me këtë moment. Ajo që e ka bërë strukturën shoqërore në Shqipëri është banaliteti me të cilin trajtohet një nga problemet më të mëdha që ka njerëzimi sot, vendosja e ekuilibrit mes parasë dhe kuptimit të jetës, ndjeshmërisë”, ka deklaruar Kiço Londo. Një burrë në moshë dhe në karrierë, i degraduar nga pija dhe boshi, befas një ditë, sheh të vijë para tij një studente magjepsëse nga bukuria dhe e etur për dije. Tashmë e di se udha e tij nuk ka për të qenë e lehtë.

“Kjo histori e bukur pasionesh, ëndërrimesh, poetike, lirike, e kësaj pjese e me shumë humor, me shumë dashuri që siç thotë Kiço ka edhe shumë erotikë, pra gjithë këto ndjenja të fuqishme e të furishme, të domosdoshme për kohën që jetojnë, kanë ardhur në kohën e duhur për t’ia komunikuar spektatorit”, tha Xhelili. Vepra teatrore e vlerësuar me çmim e autorit Willy Russell, e cila ka qenë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin “Oscar”, merr jetë në skenën e Teatrit Shëtitës në një performancë moderne nga regjisori Kiço Londo. Në materialin rreth komedisë “Duke edukuar Ritën”, thuhet se një dashuri “e papërshtatshme”, me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona!

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 13 =