Home / Showbizz / Dua Lipa pretendente kryesore për Çmim Grammy

Dua Lipa pretendente kryesore për Çmim Grammy

Taylor Swift, Beyonce dhe Dua Lipa janë pretendentet kryesore në ceremoninë e Çmimeve Grammy të dielën, ku industria e muzikës shpreson të lërë pas pandeminë njëvjeçare.

Por një kombinim i pazakontë dhe i larmishëm konkurrentësh për çmimin kryesor – albumin e vitit – të lë të kuptosh se mund të ketë surpriza.

“Emërimet ishin shumë befasuese – Weeknd nuk u caktua si pretendent – është një vit shumë i pazakontë për të bërë,” tha Melinda Newman, redaktore e revistës Billboard për Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe Neshvillin.

“Mendoj se do të jetë një vit ku askush nuk do të marrë të gjitha çmimet kryesore,” shtoi ajo.

Fituesit zgjidhen nga rreth 11,000 anëtarë me të drejtë vote të Akademisë së Muzikës.

Presidenti në detyrë i Akademisë Harvey Mason Jr tha se shpresonte që spektakli të ishte “një shans për të shijuar një farë normaliteti, që njerëzit të mblidhen dhe të bëjnë muzikë.”

Beyonce, artistja femër me numrin më të madh të emërimeve për çmime në historinë e Grammy-t me 79 të tilla, udhëheq me nëntë emërime. Ato vijnë kryesisht nga këngë si “Black Parade” që i kushtohet kulturës së njerëzve me ngjyrë në një vit trazirash racore në Shtetet e Bashkuara.

Por Beyonce nuk është në listën e muzikantëve që do të këndojnë në shfaqjen tre-orëshe të së dielës, e cila do të jetë një gërshetim i interpretimeve drejtpërdrejt dhe të regjistruara nga artistë si Taylor Swift, banda K-Pop BTS, Megan Thee Stallion , Billie Eilish, Harry Styles, ylli latin Bad Bunny dhe këngëtari i muzikës Country, Mickey Guyton.

Swift dhe Dua Lipa kanë nga gjashtë emërime secila. Lipa dhe albumi i saj “Future Nostalgia”, mund të kenë avantazhin si e vetmja që është pretendon fitoren në çmimet e mëdha – album i vitit, regjistrimi i vitit dhe kënga e vitit.

“Dua Lipa ka dominuar vitin e kaluar. Është vërtet një ringjallje e hareshme e stilit të diskotekës,” thotë Alex Suskind, një redaktor i revistës Entertainment Weekly.

Zoti Suskind ka përshtypjen se Swift, e cila mori vlerësimet më të mira të karrierës së saj për albumin e saj surprise “Folklor” që e nxorri gjatë karantinës, ka një shans më të mirë të fitojë për këngën më të mirë, me këngën “Cardigan”. ”

Eilish, 19 vjeç, e cila triumfoi në çmimet Grammy në vitin 2020 me albumin e saj të pare, është kthyer përsëri e emëruar në tre kategori për baladën e saj “Everything I wanted”, dhe një për këngën e saj për filmin e ardhshëm të James Bond “No Time To Die”. ”

Grupi i djemve nga Koreja e Jugut BTS siguroi emërimin e tyre parë të madh Grammy për këngën e suksesshme në gjuhën angleze “Dynamite”.

Ata do të interpretojnë nga Koreja e Jugut të Dielën, duke shpresuar për një fitore në kategoritë e duetit më të mirë të pop-it ose grupit më të mirë./voa

Check Also

As këngëtarja e njohur shqiptare s’i shpëtoi dot infektimit me Covid-19

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar , këngët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =