Home / Kronike / Drogë dhe armë/ Arrestohen dy persona

Drogë dhe armë/ Arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Korçë, pasi iu janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë sportive.

Policia informon se dy persona po qarkullonin me armë dhe drogë në një automjet tip “Benz”, në lagjen nr. 9, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar  në mjetin me drejtues shtetasin Armando Çallëku, 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin Sandri Krasta, 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, një krëhër me 8 fishekë dhe në sendet personale të shtetasit S. K., u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”,  “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”./ Opinion.al

Check Also

“Këto janë tri pikat e tij të forta”, Spartak Ngjela tregon kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka mendimin se fitorja e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =