Home / Aktualitet / Dritë jeshile/ Ja kur pritet të hapen baret dhe klubet e natës në Angli

Dritë jeshile/ Ja kur pritet të hapen baret dhe klubet e natës në Angli

Dyqanet jo thelbësore do të rihapen dhe pub-et do të fillojnë të shërbejnë në ambiente jashtë duke filluar nga data 12 prill, ky është vendimi më i ri i Anglisë.

Të gjithë qytetarëve do t’u jepen dy teste të shpejta të Covid-19 në javë.  Testet të cilat japin rezultatin për 30 minuta do të jenë të dispozicion të qytetarëve falas dhe mund ti gjejnë në çdo farmaci dhe posta.

Sekretari i shëndetësisë tha se kjo do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe se do të ndihmojë në lehtësimin e masave.

Mirëpo, kritikët e këtij programi thonë se rrezikon të ketë një humbje “skandaloze” parash.

Këto vendime kanë ardhur teksa, Boris Johnson do të takojë kabinetin për të nënshkruar fazën tjetër të lehtësimit të bllokimit në Angli.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + seven =