Home / Aktualitet / Drejtori i ri i Doganave, Gazheli takohet me Drejtoreshën e Tatimeve dhe Prokuroren e Tiranës, Imeraj

Drejtori i ri i Doganave, Gazheli takohet me Drejtoreshën e Tatimeve dhe Prokuroren e Tiranës, Imeraj

Gjatë ditës së martë në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar një takim pune midis Drejtorit të ri të Doganave, Gent Gazheli, me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj  dhe Drejtorit te Drejtorisë se Përgjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, Elvis Koçi.

Gjithashtu në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues te larte te Policisë se shtetit dhe prokurore te seksionit te posaçëm ne kete prokurori.

Në fjalën e saj Drejtuesja e kësaj Prokurorie, Elizabeta Imeraj theksoi në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke kërkuar eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim rritjen e efikasitetit.

Gjithashtu Imeraj u shpreh se për shkak të rëndësisë së posaçme, por dhe problematikave në rezultate, apo dhe vonesave kohore, duhen rritur referimet si në numër, ashtu dhe në cilësi.

Nga te pranishmit  është shprehur vullnet i plote per bashkëpunim duke u lënë detyra konkrete për çështje në ndjekje nga organi i akuzës

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =