Home / Aktualitet / Drejtoresha artistike e TKOB kërcënon pianisten, reagon artistja

Drejtoresha artistike e TKOB kërcënon pianisten, reagon artistja

Pianistja Ardita Bufaj është një nga zërat më të fortë që ka kundërshtuar ashpër logon e re të TKOB, e cila rezultoi plagjaturë pavarësisht fondit prej 18 milionë lekë të vjetra  për realizimin e saj.

Por kjo me sa duket ka sjellur kërcënime dhe cënim të personalitetit të saj nga ana e drejtoreshës artistike të TKOB Abigeila Voshtina. Këto të dhëna i bën publike vetë pianistja Bufaj, e cila i kërkon drejtoreshës që të ndaloj kërcënimet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të mos mendoj se arroganca e saj mund të frikësojë artistët që dalin dhe thonë të vërtetën.

Postimi i plotë: Po i drejtohem per here te pare, me nje gjuhe qe nuk eshte ne edukaten dhe kulturen time, drejtoreshes artistike te TKOB-se:” Mos guxo me te kercenosh ne telefon njerez te pafajshem, dhe te zesh ne goje emrin dhe te cenosh personalitetin tim, duke menduar se me arrogancen qe ju karakterizon, do frikesoni cdo artist qe del dhe thote te verteten!!! Nuk kam pasur ndonjehere Frike, edhe kur kam qene perballe me ty, dhe jo me sot…!!! Harroje e nderuar, se me frike e terror nuk mund te behet Art, dhe aq me teper, te mbahet nje Teater Opere. Do ta mbroje teatrin me shume force dhe guxim, jo vetem per kontributin 10- vjeçar qe kam dhene me shume pune e pasion, por per gjithe kontributin e vyer te cdo artisti qe ka dhene shpirtin per ta mbajtur gjalle ate Teater!!!

Check Also

Lasgush Poradeci: Përse të dua

Se të desha vetë, Dhe t’u nqasa vetë, Dhe të putha vetë- Prandaj. Dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 10 =