Home / Kryesore / Drejtësia të divorcohet nga politika

Drejtësia të divorcohet nga politika

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miratoi gjatë mbledhjes së djeshme vetëm 1 nga 4 kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese për vakancën e parakohshme e shpallur nga Presidenti.

KED vendosi kandidimin e Altin Binajt për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ndaloi kandidimin e Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit.

Por pse është kaq i vështirë plotësimi i vendeve vakant në dy gjykatat më të rëndësishme në vend, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese?

Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha për Euronews Albania se me reformën në drejtësi procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve janë bërë më të komplikuara, kjo me qëllim ruajtjen e transparencës dhe integritetit të kandidatëve, çka mund të ketë ndikuar në ngadalësimin e procesit të përzgjedhjes së tyre.

“Reforma në drejtësi ishte e thellë, transformuese. Për rrjedhojë ajo vendosi kritere për përzgjedhjen e anëtarëve të këtyre gjykatave.

Ka procedura dhe standarde që i bëjë transparente që të zgjidhen kandidatët më të mirë. Këto të gjitha sjellin vështirësi sa i përket proceduarve.

Çështja kryesore është transparenca si një aspekt i rëndësishëm procedural për të zgjedhur pa ndikime politike, jemi në kuadër të një divorci me këtë të fundit”, tha zj. Anasatasi.

Por sipas konstitucionalistes së njohur, zvarritja për një kohë kaq të gjatë e plotësimit të dy gjykatave është e pajustifikuar.

Teksa solli shembullin e mbledhjes së një dite më parë të KED që i dha dritën jeshile vetëm një kandidati për në Gjykatë Kushtetuese, ajo kërkoi nga institucionet e drejtësisë të jenë më aktivë, të mos presin direktivat politike dhe të veprojnë për t’i bërë këto gjykata funksionale.

 

Check Also

Poeti Gjek Marinaj njofton për çmimin special në Korenë e Jugut

Dear friends, It is my pleasure to share with you that I have been awarded …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 5 =