Home / Aktualitet / Drejt zbardhjes vrasja e Armando Beqirit, çfarë tha shqiptari i arrestuar

Drejt zbardhjes vrasja e Armando Beqirit, çfarë tha shqiptari i arrestuar

Një 33-vjeçar është ekzekutuar javën e kaluar para shtëpisë së tij në Islandë. Armando Beqiri do të festonte ditëlindjen më 16 shkurt por u ekzekutua në derë të shtëpisë sapo doli nga garazhi ku parkoi makinën.

Mediat vendase kanë njoftuar se hetimet për vrasjen e tij vjojnë ende dhe se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit dhe mund të kenë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Në lidhje me këtë çështje që konsiderohet si një ndër më të vështirat në Islandë janë më shumë se 10 persona me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe nga Shqipëria. Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata. Sipas policisë gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.

Deri më tani autori i dyshuar është nga Shqipëria, pasi në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, edhe pse ky i fundit e ka mohuar një ngjarje të tillë, “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen”. Sipas medieve, ekzistojnë dy pista;

“E para mund të jetë një vrasje e urdhëruar, e dyta nëse mund të ketë pasur ndonjë armiqësi mes dy personave”.

Check Also

BE pranon certifikatën e vaksinimit për udhëtimet, ja kur do të prezantohet

Komisioni Europian ka pranuar propozimin për “Certifikatën e Gjelbër Dixhitale” dhe pritet që ajo të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + fifteen =