Home / Aktualitet / Drejt plazhit, policia arreston 4 persona si ”kriminelë”

Drejt plazhit, policia arreston 4 persona si ”kriminelë”

Po bënin llaç, arrestohen nga policia 4 persona. Ata akuzohen se po ndërtonin pa leje në bregdet, ndërsa po përgatisnin llaçin për të shtruar një segment rrugor nga një lokal në drejtim të bregdetit. Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Xhimi Hasanbega, Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili.

“Arrestohet në flagrancë administratori i një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas që po kryhenin punimet pa leje në tokë publike plazh.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xh. H., 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratorë i lokalit).

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit G. T., 47 vjeç, A. K., 41 vjeç dhe E. S., 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =