Home / Kulture / Dr. Rugova nga Gëzim Basha

Dr. Rugova nga Gëzim Basha

Nga Gëzim BASHA-

Dr Rrugova
Në librin me kujtime të Ambasadorit të fundit Amerikan në Yogosllavinë e pa prishur, Waren Zimmerman, Presidenti Rugova konsiderohet poet lirik. Pa i ditur debutimet e para letrare të Dr Rugovës, në leximin e parë e konsiderova përshkrimin e Ambasadorit thjesht një epitet karakterizues për të nxjerë në pah butësinë e udhëheqsit Shqiptar në kontrast me egërsinë barbare të Millosheviqit apo Tuxhmanit, apo delikatesën e tij prej intelektuali parizjen në krahasim me dykuintalshin e vrazhdë maqedonas Vasil Tupurkovski.
(Sa pak dija at’herë per Dr Rugovën! Më vonë mësova se libri i tij i parë ka qenë një përmbledhje vjershash lirike.)
Kam patur rastin të jem në promovimin e memuarit të Sekretares Madeleine Albright ku ish Sekretarja e Shtetit, pyetjes rreth impresioneve të saj mbi Presidentin Rrugova, ju përgjegj me fjalët, “më dukej si një professor eksentrik, më kujtonte disa nga koleget e mi te kohës kur jepja mësim në universitet!”
Dr Rugova ishte një personalitet kompleks, jo i lehtë për tu karakterizuar. Ndoshta për këtë shkak, xhungla e politikës Shqiptare, e dominuar nga tipa dhe temperamente të të njëjtës prerje, vuan sot më shumë se kurrë, mungesën e vizionarit të cilit i mbrinte lavdia pa e kërkuar.

Check Also

Një prozë e panjohur e Faik Konicës/ “MENDIMET E FILOPIMIN TRUKULESKUT”

Nga Sevdai KASTRATI- Poligloti dhe eruditi Faik Konica është, pa dyshim, një prej shkrimtarëve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 3 =