Home / Aktualitet / Dosja e një padie për ministrin e Brendshëm Lleshaj

Dosja e një padie për ministrin e Brendshëm Lleshaj

Ashtu siç kishte bërë të ditur më parë vetë deputeti Myslim Murrizi se kishte paditur në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Descript.al ka zbardhur gjithë kallëzimin e deputetit Murrizi ndaj ministrit Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka.

Dokumenti i plote:

478292677

Myslim Murrizi kallëzimin e bërë në SPAK e ka kryer në cilësinë e kreut të grupit demokrat, konkretisht ndaj dy ministrave të qeverisë Rama por edhe ndaj Drejtorisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe kompanisë D&E sh.p.k, konstatohet se kjo e fundit është favorizuar për të fituar tenderin e uniformave të policisë së shtetit.Deputeti Myslim Murrizi pretendon se Sandër Lleshaj ka favorizuar kompaninë D&E pasi sipas kallëzimit të tij në SPAK shpjegohet se “Më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet me fond limit: 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo 27 milion euro me TVSH. Fituesi i paracaktuar, ishte firma “D&E” sh.p.k. e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliard lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari. Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit, klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020.”

Sa i përket argumentimit të kallëzimit ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Myslim Murrizi thekson se ashtu si ish-ministrja Mimi Kodheli, edhe ministrja Xhaçka vazhdon të punojë me kompanitë e favorizuara në tenderin e uniformave të policisë, duke iu dhënë tenderin për “uniforma dhe veshje të tjera speciale” dhe “shpenzime për rritjen e AQT dhe pajisje të tjera teknike”.

Sipas kallëzimit të bërë nga Murrizi ndaj Xhaçkës procedura e prokurimit të tenderit është bërë  pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

 “Por, përkundrazi ish Ministrja e re Mimi Kodheli, dhe më pas Ministrja aktuale Olta Xhaçka, qetësisht vazhdojë akoma punën me dy kontraktorët, D&E shpk dhe Marsi&AL shpk, konkretisht duke dhënë këtyre dy firmave “fantazma” 5,025144,946 lekë që nga viti 2014, sipas llojet dhe përzgjedhja e procecedurës, llojet e procedurave të prokurimit, Procedurë me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, si më poshtë: Sipas vlerave të transaksioneve nga Dega e Thesarit Tiranë D&E shpk, ka përfituar 3,266,220,195 lekë me TVSH, “uniforma dhe veshje të tjera speciale” dhe “shpenzime për rritjen e AQT dhe pajisje të tjera teknike”. Është për tu theksuar se, nga vlera prej 3,266,220,195 lekë me TVSH, duhet zbritur vlera 106,523,952 lekë me TVSH, sepse është përfshirë blerjet e uniformave për punonjësit e policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (kontratë nr.6158/4 datë 26.08.2019), të lidhur me Bashkimin e Operatorëve Ekonomike (BOE) D&E shpk dhe “Summer Conf srl”, thuhet në kallëzimin e Murrizit ndaj ministres së Mbrojtjes./Descript.al

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 5 =