Home / Investigim / Dosja e aferave/ Mafia e uniformave të Policisë së Shtetit në veprim

Dosja e aferave/ Mafia e uniformave të Policisë së Shtetit në veprim

Zyrtarët e lartë të ministrisë së Brendshme e të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim, janë të kapur nga “mafia” e uniformave në veprim! “Ndiq paranë nga krimi atje, ku paraja e pistë, është pazar i paramenduar. Dhe kush nuk e njeh të vërtetën është naiv; kush e njeh dhe me vetëdije e fsheh, është kriminel!

THELLOHET SKANDALI ME TENDERIN 4 – VJEÇAR “BLERJE DHE SHPËRNDARJE E UNIFORMAVE DHE KËPUCËVE TË POLICISË SË SHTETIT”, ME FONDIN LIMIT: 2,800,347,570 LEKË PA TVSH (3,360,417,084 LEKË ME TVSH), ZHVILLUAR NË DATË 11.05.2020.

“Përligjet” korrupsioni galopant dhe evident me dyshimin se, nëpërmjet skemave “mafioze” të përdorura, vjedhja mund të shkojë deri në shumën 1,326,875,778 lekë, nga procedura “fiktive” e tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), për 4 – vite, zhvilluar në datë 11.05.2020, nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme.

Nga krahasimi me fondin limit prej 2,800,347,570 lekë pa TVSH që është rihapur procedura e tenderit në datë 5.11.2019, fituesi i tenderit “D&E” sh.p.k, ka ofruar vlerën 2,769,054,776 lekë pa TVSH). Ose ka ofruar 98,87 % të fondit limit (është ulur 1,13 %, nga fondi limit), me një diferencë më pak nga fondi limit, prej 31,292,794 lekë pa TVSH? (2,800,347,570 lekë − 2,769,054,776 lekë ═ 31,292,794 lekë pa TVSH.

Në datë 14.07.2020, nga procedura e tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020, është bërë njoftimi duke shpallur fitues Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: “D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”. .Adresa e përfaqësuesit të BOE-së (Bashkimi i Operatorëve Ekonomik) ”D&E ” SHPK: Rruga ”Milto Tutulani”, Pallati Alb Millenium, nr.6, Kati 1, Tiranë

Përfaqësuesi i BOE-së ”D&E SHPK” me aktivitet “Gërmime dheu”, që është shpallur fitues me skema “mafioze” e manovra, ku shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar është: 319.966 lekë (pa TVSH), kundrejt shumatores limit të çmimeve për njësi: 621,011 Lekë (pa TVSH), që është rihapur procedura e tenderit në datë 5.11.2020, pra është ofruar 51,5%.

Në këtë njoftim tregohet:

Përshkrim i shkurtër i kontratës: Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit, me fond total të marrëveshjes kuadër për 4(katër) vite: 2,800,347,570 (dymiliard e tetëqindmilion e treqindedyzetëeshtatëmijë e pesëqindeshtatëdhjetë) Lekë (pa TVSH) dhe me shumatore limit të çmimeve për njësi: 621,011 (gjashtëqind e njëzetë e njëmijë e njëmbëdhjetë) lekë (pa TVSH). Afati kohor i ekzekutimit: Brenda datës 1 prill për artikujt e uniformës verore??? dhe brenda datës 1 shtator për artikujt e uniformës dimërore?. Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë.

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqiteni pranë organit qendror blerës Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, me adresë: Ministria e Brendshme, Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Tel: 042247865, brenda 5(pesë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, për të lidhur marrëveshjen kuadër.

Në datë 04.09.2020, me Nr.43/4 Prot. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, nëpërmjet Drejtorit të këtij Departamenti Z. Theodhori Gravani, i dërgon përfaqësuesit të BOE-së ”D&E” SHPK , Z. Ismail Kadiu që është shpallur fitues i tenderit, të paraqesë Ofertën.

Në datë 08.09.2020 me Nr.43/4 Prot. Z. Ismail Kadiu, përfaqësues me prokurë të posaçme të BOE-së (Bashkimit të Operatorëve Ekonomik): “D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”, i kthen përgjigje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, Z. Theodhori Gravani, oferta si më poshtë:

Sipas Dokumentave të Tenderit, Shtojca 13, sasia dhe grafiku i lëvrimit, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në total tasia është prej 486,658 uniforma, këpucë, etj, për 4-vite. Ndërsa “D&E” SHPK ka ofruar vlerën 1,439,587,310 lekë pa TVSH. Total sasia është për 245,658 uniforma, këpucë, etj)?

Në datë 10.09.2020 është nënshkruar kontrata e parë ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuar nga Z. Theodhori Gravani, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse (me autorizim të Ardi VELIU, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit), dhe Z. Ismail Kadiu, përfaqësues me prokurë të posaçme të BOE-së : “D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”, me Vlerën totale përfundimtare të kontratës së parë, 1,727,504,772 (me TVSH), për total sasia prej 245,658 uniforma, këpucë, etj). (1,439,587,310 lekë pa TVSH + 20 % TVSH = 1,727,504 lekë me TVSH).

Sipas akteve ligjore e nënligjore “Për Prokurimin Publik”, kontratat lidhen me TVSH.

Dhe në Buletini Nr.77 datë 28 shtator 2020 të Angjecisë së Prokurimit Publik (faqe 313/422), është publikuar: FORMULARI I PUBLIKIMIT TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË NËNSHKRUAR me këto të dhëna:

Autoriteti kontraktor: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

1.(Emri dhe Adresa e Autoritetit);

  1. Lloji i procedurës: Procedurë e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, “Marrëveshje Kuadër, me një operator ekonomik ku të gjithë kushtet janë të përcaktuara, me afat të marrëveshjes kuadër 4 (katër vite);
  2. Objekti i kontratës: “Blerje dhe shpërndarje të uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit”;
  3. Numri i referencës së procedurës: REF-31606-07-25-2019;
  4. . Fondi i Përgjithshëm i marrëveshjes kuadër“ 2,800,347,570 lekë pa TVSH;
  5. Vlera totale përfundimtare e kontratës: 1,727,504,772 (me TVSH),
  6. Data e lidhjes së kontratës: Datë 10.09.2020;
  7. Emri dhe adresa e kontraktorit/nënkontraktorit, Emri BOE- “D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” Adresa, Rruga ”Milto Tutulani”, Pallati Alb Millenium, nr.6, Kati 1, Tiranë, NIPT K71804001C; R08145996; 00235470135; 9290313472.

Në njoftimin e kontratës së nënshkruar (Buletini Nr.77 datë 28 Shtator 2020), gjendet ky shënim: “V Vlera” për të kuptuar, se vjetore është vlera 1,727,504,772 (me TVSH) dhe se do të ketë kontratë të dytë, kontratë të tretë dhe kontratë të katërt, sepse kemi të bëjmë me kontratë për 4 –vite.(Vijon) /Arberianews.net  (Investigim)

Marre nga ArberiaNews.net

Check Also

NUK MERITOHET MANDATI I TRETË VETËM ME “QINDARK-VAKSINAT”

Nga Xhovan SHYTI – Një tjetër shfaqje demagogjike na ka dhuruar Kryeministri ynë, që prej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + eleven =