Home / Aktualitet / Dosja “339” “flluskë sapuni”/ Zbulohen emrat, kush janë të arrestuarit

Dosja “339” “flluskë sapuni”/ Zbulohen emrat, kush janë të arrestuarit

CNA.al ka zbuluar detaje në lidhje me urdhër-arestet e lëshuara nga SPAK, për dosjen e bujshme 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Sikurse shikohet nga dokumentet e mëposhtme, personat të cilët janë vënë në pranga janë kryesisht komisionerë zgjedhorë.

Ndërkohë që në lidhje me këtë dosje, pritshmëritë e opinionit publik ishin të larta dhe pritej arrestimi i të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, në fakt janë arrestuar vetëm “cironka”, ndërsa “gjeneralët” që japin urdhërat janë të lirë.

Përveç njërit që është për laboratorin e drogës, të gjithë urdhër arrestet e tjera janë lëshuar për çështjen e vjedhjeve së votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. 11 urdhra janë arrest me burg, 8 arrest shtëpie, ndërsa tre të tjerë janë me detyrim paraqitje.

21 nga 22 urdhër arrestet janë për komisionerët e qendrave të Votimit në Shetel dhe Rubjek, ndërsa një urdhër arrest është për një qytetar i cili votoi në emër të personave të tjerë. Qytetari në fjalë është Armelin Zeza.

Komisionerët e pandehur janë: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala.

Personat e sipërpërmendur akuzohen se me dashje kanë lejuar persona  të votojnë në emër të votuesve të tjerë./ CNA.al

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − eight =