Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kodër Balldre, në Lezhë.
Ka mbetur i plagosur me armë zjarri, 43 vjeçari Hilë Gjini.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa gjini ka dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë. Në momentin që është nisur me makinë, përpara i ka dalë një bashkëfshatar dhe e ka qëlluar me dy plumba në këmbë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në prezencë të fëmijëve dhe gruas së tij, ndërsa ai ka pritur në makinë, i plagosur ambulancën.
Ai është dërguar në spital, ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Gj.Gj., dhe ka nisur punën për arrestimin e tij.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.