Home / Histori / Dokumneti i vitit 1987/ Si Enver Hoxha persekutonte popullin, qytetet me më shumë kontigjentë

Dokumneti i vitit 1987/ Si Enver Hoxha persekutonte popullin, qytetet me më shumë kontigjentë

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive dhe duke mbajtur nën terror qytetarët, nëpërmjet të ashtuquajturve agjentë.

Sigurimi i Shtetit, ishte një ndër institucionet ndoshta më famëkeqet e regjimit komunist.

I themeluar më 10 dhjetor 1944, në një popullsi të dalë nga Lufta e Dytë Botërore me 800 mijë banorë, Sigurimi i Shtetit arriti që në rreth 48 vite të hapte 120 mijë dosje, në të cilat të kishte agjentë, bashkëpunëtorë, rezidentë, strehues dhe të gjithë rrjetin e tyre informativ brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

Nga aktiviteti i tij rezulton të kenë vuajtur rreth 100 mijë shqiptarë që nisin nga më e rënda pushkatimi e burgosja e deri te përndjekja.

Të ashtuquajturit “agjentë”, ishin vegla që diktatura përdorte për të mbrojtur veten dhe për të persekutuar popullin.

Në një dokument të siguruar nga CNA.al, i cili i përket vitit 1987, shikohet se numrin më të lartë të kontigjenteve, e mbante Tirana, si kryeqyteti i Shqipërisë.

Sipas dokumentit në fjalë, vetëm në Tiranë, regjimi komunist kishte 185 agjentë dhe 6435 kontigjentë, më pas vjen Shkodra, me 140 agjentë dhe 7495 kontigjentë, Korça me 90 agjentë dhe 3850 kontigjentë, Vlora 70 agjentë dhe 3561 kontigjentë dhe Gjirokastra me 64 agjentë dhe 3722 kontigjentë.

Kështu diktatura mbante nën kontroll, qytetete kufitare, dhe Tiranën si kryeqyteti i vendit. Mbronte veten, duke persekutuar popullin./ CNA.al

Dokumneti i vitit 1987/ Si Enver Hoxha persekutonte popullin, qytetet me më shumë kontigjentë

Check Also

Brataj zbulon çfarë do të ndodhë kur të ezaurohen shtretërit

Skënder Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − 2 =