Home / Investigim / Dokumentat e dosjes/ Ku “fle lepuri” i korrupsionit me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit

Dokumentat e dosjes/ Ku “fle lepuri” i korrupsionit me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit

Vijon publikimi i dokumentave që gjenden në dosjen e dorëzuar pranë institucionit të hetimit nga zv. Kryetari i Parlamentit, deputeti Myslym Murrizi…

SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion), duhet të thërrasë të dëshmojnë autorët dhe aktorët e përfshirë në superskandalin e me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, pasi vjedhja mund të shkojë deri në shumën 1,358,168,998 lekë, nga procedura fiktive e  tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH(3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020.

Po ashtu, operatorët ekonomikë të përzgjedhura nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të cilëve ju është bërë ftesë dhe kanë paraqitur ofertë ekonomike (çmimet) për artikujt e uniformës, këpucëve, etj, mbi bazën e e të cilave është bërë përllogaritja e fondit limit, për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, të nënshkruar nga stafi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT,

Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen, sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca 13, për 123 artikuj të uniformës, këpucëve, etj, në total sasia 726,643 (e  preventivuar: (Numri Rendor; Artikujt e Uniformës etj;

Njësia e Matjes; Çmimin për Njësi dhe Vlera), që jep fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, që jep Fondin limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, të nënshkruar nga stafi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

Specifikimet teknike të artikujve të uniformës, këpucë, etj, Sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca 11 [Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor], për procedurën datë 19.08.2019, pezulluar, të nënshkruar nga stafi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

Operatorët Ekonomikë të përzgjedhura nga Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të cilëve ju është bërë ftesë dhe kanë paraqitur ofertë ekonomike (çmimet) për artikujt e uniformës, këpucëve, etj, mbi bazën e e të cilave është bërë përllogaritja e fondit limit, për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, të nënshkruar nga stafi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT

Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen, sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca 13, për 123 artikuj të uniformës, këpucëve, etj, Total Sasia 486,658 (e preventivuar: (Numri Rendor; Artikujt e Uniformës etj; Njësia e Matjes; Çmimin për Njësi dhe Vlera), që jep

Fondin limit: 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, të nënshkruar nga stafi I Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

Specifikimet teknike, të ndryshuara (rihartuara) të artikujve të uniformës, këpucë, etj, sipas DT (Dokumentave të Tenderit), Shtojca 11 [Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor], për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, të nënshkruar nga stafi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

PROCES VERBALET

…E mbajtur nga personat e ngarkuar për përgatitjen e tyre. Argumentimi dhe dokumentimi teknik e ekonomik për çdo artikull të uniformës, këpucë, etj, të ndryshuar, për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, të nënshkruar nga stafi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi VELIU.

FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE

… Ssipas DT (Dokumentave të Tenderit, Shtojca 3, [Shtojcë për t’u plotesuar nga Operatori Ekonomik], për 123 artikuj të uniformës, këpucëve, etj (me çmimin përkatës), për procedurën e rihapur datë 5.11.2019, të tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar në datë 11.05.2020.

Nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, paraqitur nga fituesi i këtij tenderi, Bashkimi i Operatorëve  Ekonomik: ”D&E SHPK” dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU” Shumatorja e çmimeve për njësi të ofruar: 319,966 Lekë (pa TVSH).

Raport Testime të lëndëve të para “Tekstile”, “Lëkurë”, etj, dorëzuar datë 11.05.2020 nga fituesi i tenderit Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe“YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU.

Kontratën e Përgjithshme Marrëveshje Kuadër të lidhur ndërmjet Autoritetit Kontraktor (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit), me Kontraktuesin (furnizuesin), fituesin e tenderit, Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: ”D&E” SHPKdhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”, të tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar në datë 11.05.2020.

Nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, kjo kontratë është lidhur nga Elvira Nalellari, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, por që nuk është publikuar në Buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik.

Kontratën e parë, lidhur në datë 10.09.2020, V Vlera (Vjetore Vlera) 1,727,504,772 (me TVSH ndërmjet Autoritetit Kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit), me Kontraktuesin (furnizuesin), fituesin, Bashkimi i Operatorëve Ekonomik: ”D&E” SHPK dhe “SUMMER CONF. s.r.l” dhe “LOVERS s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”, të tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH, zhvilluar në datë 11.05.2020. nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme. Kjo kontratë është lidhur nga Theodhori Gravani, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi VELIU, që është publikuar në Buletini Nr.77 datë 28 Shtator 2020 të Angjecisë së Prokurimit Publik (faqe 313/422). (Vijon) Arberianews.net

PS: Për tu njohur me shkrimet e mëparëshme kërkonii në google me linqet e mëposhtme:

http://arberianews.net/afera-uniformat-e-policise-kallezimi-penal-per-zyrtaret-e-larte-te-ministrise-se-brendshme/

http://arberianews.net/kallezimi-penal-per-aferen-e-uniformave-te-policise-firmat-mashtruese-heqin-nga-perdorimi-nr-e-telefonit/

http://arberianews.net/vijon-afera-e-blerjes-se-uniformave-te-policise-provat-ndricojne-maskimin-e-skemes-mashtruese/

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 11 =