Home / Opinion / Doktori u bë ”Back-bencher”

Doktori u bë ”Back-bencher”

Fatos B.Hoxha

Doktor, urime për fillimin e legjislaturës së rë. Unë u gëzova shumë, sepse je ulur në karrigen ku ulesha unë dikur dhe më riktheve kujtimet. Unë dhe kolegët e mi që uleshim në rreshtin e fundit nuk ishim vetem “back-bencher”, por edhe kandidatë për t’u përzëne nga partia.

Të kujtohet kur thoje për ne: “vota e tyre kundër nuk do mbahet shënim në memorien historike të partisë, nuk do ketë asnjë pasoje”. Ne kishim votuar kundër nje pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut këtë. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.

Pastaj na përzure në grup. Tani Luli pabesisht të bëri “beck-bencher”, si ne, duke të lavdëruar.
Unë nga ajo karrike ruaj kujtime te mira, sepse sa kohe ulesha aty populli me respektonte si njeri e integritet, të paster e me dinjitet. Unë edhe sot jam krenar, sepse atë karrike ku ulesha nuk e turpërova kurrë. Po ti, do ta nderosh dot?

Check Also

Hillary Clinton i jep çmim Kryeministrit Rama: E admiroj punën e tij, hapi dyert për afganët

‘Shpëtoi afganët; Hillary Clinton i jep çmimin “Vital Voices Global” Kryeministrit Edi Rama “Njerëz të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =