Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan për çështjet arsimore dhe kulturore në vendin tonë, Maria Royce është nderuar nga Universiteti i Tiranës me çmimin e lartë “Doctor Honories Causa”.
Royce nderohet për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e arsimit dhe kulturës. Ajo bëhet kështu amerikania e tretë në vendin tonë që merr këtë vlerësim të larta nga Universiteti i Tiranës.
Marie Royce mbikëqyr një gamë të gjerë të programeve që synojnë të avancojnë në objektivat dhe e politikës së jashtme të SHBA përmes shkëmbimeve arsimore profesionale dhe kulturore dhe sportive. Ajo premtoi se çdo vit do të përzgjidhen 3 studentët më të mirë shqiptar për të studiuar në Amerikë për gradën Master Shkencor.