Home / Aktualitet / “Do vdes për partinë”/ Panik në Elbasan, një burrë hipën majë rrapit dhe kërcënon se do vetëvritet

“Do vdes për partinë”/ Panik në Elbasan, një burrë hipën majë rrapit dhe kërcënon se do vetëvritet

Panik në Elbasan. Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit.

Personi në fjalë, pasi kishte hipur në Rrapin e Bezistanit, kërcënonte se do të hidhej prej aty. Teksa tund pemën dhe thotë që është vetëm me dy duar dhe do të hidhet. Më pas bërtet me të madhe: Parti Enver,jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.

Kaq mjaftoi që qytetarët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit sinjalizoi edhe zjarrfikësen. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e RENEA-s, të cilat bënë të mundur që ta zbresin burrin nga pema.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 5 =