Home / Kryesore / Do thjesht pushtetin…

Do thjesht pushtetin…

Nga Erion KRISTO –

Se çfarë kuptimi ka që vota është e fshehtë vetëm partitë politike nuk e dinë. Ose bëjnë sikur nuk e dinë. Publiku e ka fare të qartë. Ato e justifikojnë, por harrojnë se zgjedhjet duhet të jenë të lira. Ky është terrorizëm elektoral, Watergate, STASI i ringjallur. Ky është shfrytëzim i administratës dhe resurseve shtetërore për fushatë elektorale. Shumica e patronazhistëve punojnë në administratë. Pra: parti-shtet. Ka të dhëna sensitive, si karta e identitetit, apo vendi i punës, dhe do sjellë pasoja të paparashikuara. Mos u mundoni ta minimizoni.

Ju thoni që është praktikë, por është e paligjshme. Shkel shumë ligje të republikës dhe cenon vullnetin e lirë të shtetasve. Por gjithashtu përmban të dhëna të pasakta, që tregon paaftësi të theksuar. Ky dokument vërteton katërcipërisht faktin e diskutuar prej kohësh ku krerët e administratës publike kanë ushtruar presion të paligjshëm te administrata duke mbledhur karta identiteti në mënyrë masive. Kjo databaze është prova.

Është njëkohësisht edhe prova e zgjedhjeve të pandershme. Ndaj cilido politikan që më përmend votën, do t’i përmend manipulimin e votës. Ju nuk jeni të zgjedhur, po thjesht hajdutë votash. Nuk keni legjitimitet. P.S.

1. Publiku këto ditë të passkandalit ka hyrë në fazën e mëshirimit të patronazhistëve. Të tërë duan të pinë kafe me ta.

2. Po më i rëndësishëm se patronazhisti, na qenkërka “i/e deleguari/a”. Ai/ajo është drejtues institucioni, ka dhe pasuordin e databazës.

3. Duhet të japin dorëheqje krerët e disa institucionve që merren me të dhënat.

4. Kjo situatë tregon paaftësinë dhe implikimin politik të institucioneve të reja të drejtësisë. Është shenja më e qartë e demaskimit të tyre.

5. Heshtja e opozitës është vetëinkriminuese. Opozita e sotme e ka bërë këtë kur kishte pushtetin.

6. Justifikimi i PS se këtë e ka bërë më parë dhe PD, tregon që PS po e imiton fuqishëm dhe ska asgjë progresive në vetvete siç mburret. Do thjesht pushtetin.

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =