Home / Aktualitet / Do të mbijetojmë dhe jetojmë…si gjithmonë!

Do të mbijetojmë dhe jetojmë…si gjithmonë!

Gazmend Kapllani

Vjet ishte termeti. Sivjet pandemia.
Jemi popull i mesuar me veshtiresi te skajshme, madje me shume se c’duhet dhe ato veshtiresi te skajshme kane skalitur karakterin tone prej mbijetuesi kokeforte, per mire dhe per keq.

Kjo qe po kalojme sot me pandemine megjithate eshte dicka epokale. Vendet tona te brishta ngjarje te tilla mund ti godasin dhe demtojne ne menyre fatale.
Bota pas pandemise nuk do jete me ajo qe njihnim.
Ende nuk e dime si do jete por shume gjera do ndryshojne dhe valet e ndryshimit do ndjehen tek ne qe jemi ne periferi sic ndjehen ballet e termetit.

Lajmet qe vijne nga Shqiperia per perhapjen e pandemise nuk jane te mira.
Mund te behen edhe me te dhembshme.
Fatmiresisht, deri tani duken pak me te mira nga Kosova dhe trojet e tjera ku jetojne Shqiptaret ne Ballkan.

Ne e dime qe, fatkeqesisht, kemi shtete te dobeta, fatalisht te brishta, te paafta te mbrojne qytetaret ashtu sic duhet. Kemi klasa politike te padenja per nje popull kaq vital si ky i yni. Edhe ne kete cast te veshtire nuk arrijne dot te ulin armet, te gjejne nje gjuhe te perbashket, te merren me problemet e medha, te cilat ne muajt qe vijne do behet edhe me te medha dhe shqetesuese.

Shtet-ndertimi ka qene dhe mbetet ende deshtimi yne me i madh historik.

Prandaj, aq sa mundeni, jashte dhe brenda Shqiperise, ne keto ore te veshtira, i qendroni prane njeri-tjetrit, ndihmoni njeri-tjetrin kudo qe te ndodheni, qendroni prane njerezve tuaj, atyre qe doni dhe ju duan, kudo qe te jene.

Kjo eshte beteje per mbijetese mendore, shpirterore, fizike. Durim.
Ne veshtiresi ne Shqiptaret tregojme veten tone me te mire.
Do mbijetojme dhe do jetojme, si gjithmone…

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =