Home / Aktualitet / “Do të ketë surpriza të bukura” Balla për mbledhjen e Kongresit të PS

“Do të ketë surpriza të bukura” Balla për mbledhjen e Kongresit të PS

Taulant balla

Pjesa e parë e kongresit ditën e nesërme, do t’i dedikohet rrugëtimit të kësaj force politike 30 vjeçar. Unë nuk do të ndaj sot ato supriza të bukura që do të bëhen ndaj atyre progresistëve që kanë kontribuar për partinë Socilaiste. Pas pjesës që lidhet me 30 vjetorin do të kalojmë në pjesën tjetër për vizionin që kemi për Shqipërinë deri në vitin 2030. Do të përqendrohemi edhe tek projekti që do prezantohet në Kuvend për zbatimin në mandatin e tretë.

Është edhe pjesa tejetër që do të bëhet diskutimi për rregullimin e strukturave socialiste. Dua t’a bëj të qartë që në zgjedhjet e kaluara nuk kemi bërë një analizë të duhur dhe të thellë se ne nuk kemi bërë një analizë të thellë përsa i përket pjesëve ku nuk kemi funskionuar. Procesi fillon që prej 15 qershori.

Zgjat deri në pranverën e vitit të ardhshëm për të garantuar që struktura e PS t’i përgjigjet kërkesave që ka kryetari Edi Rama dhe kryetarët e degëve.
Besoij se një leksion e kanë kuptuar të gjithë, edhe humbësit e Shqupit se përgatitja për fitoren e zgjedhjeve do të fillojë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Unë nesër do ju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e Kongresit. Nesër mblidhet organi më i rëndësishëm i partisë Socialiste. Nuk ka një forcë tjetër politike që në këtë vend të ketë një kontribut negativ, vetëm kontribute pozitive.

Nuk besoj se keni ardhur këtu që t’u zbardh surprizat e bukura që unë kam për të dhënë nesër ku do të kemi mbledhjen pasi jemi partia më e madhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë trojet shqiptare. Do t’a quaja prej sot përgatitje për të fituar mandatin e katërt.

Opozita, pra partia Demokratike duhet të krijojë mundësi për dialogun konstruktiv për interesat e vendit.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =