Home / Aktualitet / Do të hapen apo jo në shtator? / QEVERIA PA NJË PLAN TË QARTË PËR SHKOLLAT

Do të hapen apo jo në shtator? / QEVERIA PA NJË PLAN TË QARTË PËR SHKOLLAT

KOMENTE

Nepermjet nje deklarate per mediat PD i ka kërkuar qeverise të qartësojë urgjentisht
shqetësimin rreth situatës së paqartë që po haset në lidhje me sistemin shkollor, ku nga qeveria nuk është bërë ende me dije se si do të veprohet me sezonin e ri që nis në shtator.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti Luçiano Boçi e konsideroi qeverinë si “të paaftë” dhe “të papërgjegjshme” pasi nuk ka bërë ende me dije planin e masave që do të marrë për të garantuar sezonin shkollor nën pandeminë e COVID-19.

“Qeveria vazhdon të jetë me pushime, ndërsa një krizë e re po troket në derën e pothuajse çdo familje shqiptare. Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të hapen apo jo shkollat, sepse qeveria e tij nuk ka asnjë plan,” – u shpreh Boçi.

Rreth 640 mijë nxënës dhe studentë mbeten ende të paqartë se si do të veprohet me sistemin shkollor në sezonin e ardhshëm, duke qenë se në 5 muajt e fundit ata u përballën me ndryshime të herë-pas-hershme të mënyrës së të mësuarit duke kaluar në mësim online dhe konsulta me klasa të reduktuara.

“Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar. Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë,” – u shpreh ish-deputeti i PD-së.

Boçi i kërkoi qeverisë të shpjegojë se cili është plani për shkollat, nëse do të rihapen apo jo, çfarë masash janë marrë për klasat, nëse do të ketë rihapje, çfarë po bëhet për mësimin online, pasi ai që fëmijët bënë në karantinë është një vit i djegur, ku fëmijët mësuan pak ose aspak.

Opozita ka akuzuar vazhdimisht qeverinë se ka lënë pas dore arsimin duke ulur buxhetin dhe duke investuar kryesisht me skema të dyshimta të partneritetit publik-privat.

Qeveria është përgjigjur vazhdimisht se ka ndjekur me përpikmëri të ashtuquajturin “Pakt për Universitetin”, që u krijua pas protestave të studentëve në janar të vitit 2019.

“Problemet me arsimin janë shumë më të mëdha sesa kaq, por bërja publik e planit për rihapjen apo jo të shkollave është emergjent,” eshte shorehur Boçi.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − six =