Home / Aktualitet / Djegia e lëndëve toksike në ish-trikotazhin e Korçës, merr fund tmerri i banorëve të cilët rrezikonin helmimin

Djegia e lëndëve toksike në ish-trikotazhin e Korçës, merr fund tmerri i banorëve të cilët rrezikonin helmimin

Ditën e djeshme djegia e lëndëve toksike në u kthye në një problem shqetësues për aborët aty pranë të cilët rrezikonin helmimin.

Mësohet se ekspertët e ardhur nga Tirana kanë nisur punën që prej mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka eleminuar të gjitha vatrat aktive.

Burime për Fax Neës bëjnë me dije se ekspertët matën nivelin e ndotjes jashtë objektit dhe konkluduan se nuk përbën rrezik për banorët.

Fabrika e trikotazhit që në sistemin e kaluar e bëri Korçën një ndër qytetet me prodhimin më të madh, dhe që furnizonte të gjithë popullsinë me tekstile, të shtunën rrezikoi më shumë se 10 familje në lagjen nr 9.

Lëndët toksike, të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga viti 1990 kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra dhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Menjëherë pas çlirimit të gazrave, banorët e alarmuar hodhën akuza ndaj autoriteteve lokale, duke thënë se kanë bërë kërkesa para disa muajsh por nuk është marrë asnjë masë.

Ndryshimi i temperaturave, bën që lëndët kimike të bëjnë reaksion dhe të çlirojnë gazra të rrezikshëm, ndërsa bashkia dhe prefektura pas ngjarjes inspektuan zonën dhe deklaruanse në ditët në vijim do të vendoset se çfarë do të bëhet.

Check Also

Bilanci i fundit/ Rritet numri i të infektuarve me COVID dhe të shtruarve, 21 viktima gjatë 24 orëve

21 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =