Home / Art / Ditë zie për kinematografinë shqiptare, ndahet nga jeta një tjetër komedian i dashur për publikun

Ditë zie për kinematografinë shqiptare, ndahet nga jeta një tjetër komedian i dashur për publikun

Humori Shkodran ka pësuar një humbje të madhe ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur Anton Krosaj.

Anton Krosaj bëhet me dije se vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën me të.

Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, po në qytetin e lindjes. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në Fabrikën Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së  dhe disa nga to janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’, etj. Në këto komedi ai mbahet mend në mendjen e publikut pë rolet e spikatura që ka pasur.

Disa nga komeditë e tjera të njohura në të cilat ka luajtur aktori me estradën profesioniste janë:

  • O vajzën o komunën;
  • Vëllai nga babai;
  • Surpriza;
  • Big Brother Shkodra 1;
  • Martesë me Intenet;
  • Big Brother Shkodra 2;
  • Zef Deda Show 3;
  • Lumturi në Fukarallek;
  • Je Shkodran në qoftë se;
  • Humor me shkolle te mesme etj;
  • Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë: Gëzuar 2015; Gëzuar 2016; Pranverë për fëmijë, e të tjera.

Check Also

Përfundojnë pas hekurave shtatë persona në Tiranë, përse akuzohen

Policia e Tiranëa ka vijuar punë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =