Home / Aktualitet / Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës.

Sikurse edhe dje ai ka hyrë në godinën e Dhomave Speciale në ora 13:00 i shoqëruar nga avokati amerikan Pierre Richard Prosper, një ish zyrtar i qeverisë amerikane.

Marrja në pyetje ka vijuar deri në ora 19:10 dhe do vijojë edhe nesër në orën 13:00.

Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Ndërkaq, para se të niste intervistimin të Hënën, presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Më 24 Qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 Prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Check Also

Ideja e multilateralizmit krijon harmoni, ekuilibër dhe drejtësi në botën e sotme

Nga Enver Bytyçi- Gjatë shekullit XIX bota dhe sidomos Europa ruajtën ekulibrat e paqes permes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 7 =