Mungesa e ndërhyrjes së qeverisë për të zgjidhur çështjen e naftëtarëve të Ballshit, vjen si pasojë e pafuqisë ligjore.
Këtë të hënë Ilir Bejtja zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, bën fajtor për këtë situatë, formën e privatizimit të Rafinerisë të Naftës, të cilën ja faturon familjes Berisha.
Sipas tij në bazë të kontratës të nënshkruar, qeveria nuk ka fuqi vendimmarrëse.
“S’kemi pasur asnjëherë fuqi vendimmarrëse, apo ngritjes së një këshilli mbikëqyrës, apo caktimi i një administratori. Shteti ka qenë gjithmonë në minorancë. Ky ka qenë procesi i privatizimit. i korruptuar dhe i dështuar.
Që në fazën e parë që në mënyrën se si u privatizua si u lanë kapitalet. Ka një proces i cili është i gjithi i një dramë e lindur nga se s’dua të bëj politikë, i lindur nga familja Berisha dhe të gjithë njerëzit përreth tyre që në 2008″, është shprehur Bejtja.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një reagim nga shteti, atëherë ditën e nesërme grevistët do të hyjnë në ambientet e rafinerisë.