Home / Aktualitet / Dinamo emëron trajnerin e ri, ja kush do t’i drejtojë “blutë” në elitë

Dinamo emëron trajnerin e ri, ja kush do t’i drejtojë “blutë” në elitë

Prej javësh ishte vënë në krye të skuadrës dhe po punonte për merkaton e Dinamos, por asgjë nuk ishte bërë zyrtare dhe duket se ishte lënë për sot.

Dinamo përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajner të ri të skuadrës, teksa ka planifikuar edhe konferencën e tij për mediet.

Shkëmbi vjen pas një aventure me Ballkanin, ku nuk ia doli të plotësojë objektivat e skuadrës nga Suhareka. Tashmë atij i besohet një klub me shumë emër e prestigj siç janë 18 herë kampionët.

NJOFTIMI – Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi. Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Dinamos. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura.

Ish-trajneri Ilirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë dhe Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e Enjte në orën 11:00 në ambientet e Vila Pascucci!

 

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =