Home / Aktualitet / Dimër në verë! Roma përfshihet nga përmbytjet(VIDEO)

Dimër në verë! Roma përfshihet nga përmbytjet(VIDEO)

Rrugë si lumenj, sheshe si liqene, kjo është situate në orët e fundit në Romë.  Në mediat sociale qarkullojnë pamje të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet kanë ndaluar pasi e kanë të pamundur lëvizjen.

Stuhia ka përfshirë Romën që prej orës 12.30, ndërsa qindra telefonata janë pranuar nga Salla e Operacioneve.

Ndër zonat më të prekura të kryeqytetit është ajo e Romës Veriore , Corso Francia, Ponte Milvio, Prati, Montemario dhe Nomentano. Shiu përmbyti një kopsht fëmijësh në Castel Nuovo di Porto, brenda të cilit u bllokuan dyzet fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Aktualisht nuk ka  ndërprerje në shërbimin e transportit publik . Ndërkohë, Mbrojtja Civile, paralajmëroi më herët për stuhinë e sotme.

Dhe situata duket se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Check Also

Dha ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave/ Si u bind Holanda për Shqipërinë?

Më 1 nëntor 2020, Qeveria holandeze shprehu zyrtarisht qëndrimin kundër hapjes së negociatave midis Shqipërisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 2 =