Home / Aktualitet / “Dil thuaju të mbajnë dorën se vetëm ty të dëgjojnë”/ Artan Hoxha i bën thirrjen e fortë Ramës

“Dil thuaju të mbajnë dorën se vetëm ty të dëgjojnë”/ Artan Hoxha i bën thirrjen e fortë Ramës

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje të publikut debatin që pati me kryeministrin Edi Rama në 13 nëntor 2018, lidhur me situatën e krimit në vend, dhe jo vetëm.

Rama bëri bujë të madhe me deklaratën e tij në emisionin “Repolitix”, ku tha “le të hanë kokat e tyre”, për kriminelët që vriteshin me njeri-tjetrin për larje hesapesh.

Mirëpo së fundmi shumë ngjarje të tilla kanë ndodhur, përfshirë dhe vrasje ordinere apo krime në familje. Me ironi dhe thumba gazetari i kërkon kryeministrit që të dalë e t’ju bëjë thirrje të ndalin pak dorën, duke kërkuar kështu që shteti të reagojë pasi që nga janari deri më sot janë bërë 35 vrasje, për motive të ndryshme.

Shënimi i plotë i Artan Hoxhës

13 nentor 2018….

Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the…

Ja ta degjuan keshillen o komandant.

Por meqe u the:

“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…

Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne.

Thuaju qe ta mbajne pak doren.

Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen…

U keputen ne mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo dite, sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje panderprerje.

Check Also

Gjata: Betejën e kemi me Ramën dhe modelin e tij, në PD do të hyjë fryma e re

Partia Demokratike do të zhvillojë në 17 korrik, mbledhjen e kuvendit Kombëtar, ku do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 11 =